Aktualitet

Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë

Mandati i KFOR-it në Kosovë është përgjithësisht i hapur, por Qeveria Federale megjithatë ia paraqet mandatin Parlamentit çdo vit për shqyrtim dhe vendimmarrje.

26 Qershor 2025, 20:20 Nga N.F
Bundestagu zgjat praninë e pjesëtarëve të KFOR-it gjerman
Foto

KOSOVË- Bundestagu gjerman ka vendosur për lejojë vazhdimin e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të KFOR-it gjerman në Kosovë. Në njoftimin e publikuar në faqen e tij zyrtare, thuhet se personeli deri në 400 ushtarë gjermanë do të mbetet i pandryshuar.

Mandati i KFOR-it në Kosovë është përgjithësisht i hapur, por Qeveria Federale megjithatë ia paraqet mandatin Parlamentit çdo vit për shqyrtim dhe vendimmarrje. Për shkak të tensioneve ekzistuese, stabilizimi nga KFOR dhe prania e Bundeswehr-it në rajon është ende e nevojshme.

Bundeswehr shihet si garantues sigurie dhe si një plotësues i strukturave të sigurisë dhe kjo është arsyeja pse Gjermania po e mbështet këtë mision brenda kornizës së NATO-s për ruajtjen ushtarake të paqes në Ballkan. Ky është parakushti për zhvillime të mëtejshme politike, sociale dhe ekonomike në Kosovë.

 

kosove bundestag kfor

Sondazh

Poll