Aktualitet

Aksident në aksin Fier-Vlorë, taksia del nga rruga, plagosen shoferi dhe dy turistët

Në mjet ndodhej shoferi me inicialet P. K. dhe dy pasagjerë britanikë.

26 Qershor 2025, 16:18 Nga N.F
Aksident në aksin Fier-Vlorë, taksia del nga rruga, plagosen shoferi
Foto

VLORË- Një aksident është regjistruar paraditen e sotme në aksin Fier-Vlorë. Mësohet një taksi ka dalë nga rruga në afërsi të fshatit Novoselë. Në mjet ndodhej shoferi me inicialet P. K. dhe dy pasagjerë britanikë.

Të plagosurit u transportuan menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

aksident fier-vlore

Sondazh

Poll