Aktualitet

Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët përfshijnë një zonë pranë një resorti në Ksamil

Disa vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend.

26 Qershor 2025, 20:02 Nga r.ll
Tjetër vatër zjarri në jug të vendit, flakët
pamje nga ksamili

KSAMIL- Një zjarr raportohet se ka rënë pasditen e sotme në Ksamil. Raportohet se flakët janë pranë një resort. Bëhet me dije se forcat zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për izolimin e zjarrit. 

Ndërkohë terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse, duke rritur rrezikun që flakët të përhapen me shpejtësi në sipërfaqe të tjera.

Disa vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend. Më e fundit u raportua në Sarandë në fshatin Çukë. Temperaturat e larta dhe erërat e forta kanë favorizuar gjithashtu përhapjen e flakëve.

zjarr ne ksamil

Sondazh

Poll