Aktualitet

Aksident në Lezhë, mjeti humb kontrollin dhe përplas disa makina të parkuara pranë një këndi lojrash

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë një këndi lojrash për fëmijë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

26 Qershor 2025, 19:27 Nga N.F
Aksident në Lezhë, mjeti humb kontrollin dhe përplas disa makina
Mjeti i aksidentuar

LEZHË- Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në Lezhë. Mësohet se një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një parking. Më tej mjeti ka përplasur disa makina të tjera të parkuara.

Ngjarja ka ndodhur shumë pranë një këndi lojrash për fëmijë. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

aksident ne lezhe

Sondazh

Poll