Aktualitet

Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra zjarri në 24 orë

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese.

26 Qershor 2025, 11:27 Nga E. D
Situata me zjarret/ Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 8 vatra zjarri në 24
foto ilustruese

TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka reaguar në lidhje me situatën e zjarreve në vend. Sipas njoftimit në total janë raportuar tetë vatra zjarri gjatë 24 orëve të fundit në disa qarqe të vendit. Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Bëhet e ditur se pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.

Njoftimi:

Situata për shkak të zjarreve

Bazuar në informacionet e dërguara nga strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor, në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 24 orëve të fundit është raportuar për 8 vatra zjarri, të cilat janë izoluar të gjitha.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 78 forca operacionale, 11 automjete zjarrfikëse dhe mjete të tjera transportie gërmuese. Pas një pune të pandërprerë të forcave në terren u shuan vatrat e zjarrit të raportuara në disa zona në qarqet: Fier, Lezhë, Vlorë, Shkodër, Tiranë e Berat.

Sipas informacionit të dërguar nga Instituti i Gjeoshkencave , në Qendrën Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile, sot pritet nivel rrezik “I LARTË” për zjarret në qarkun Fier, ndërsa pritet nivel rrezik “I MODERUAR” në qarqet e tjerë.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile përsërit thirrjen për qytetarët, të bëjnë kujdes në këto ditë me temperatura të larta dhe të njoftojnë në kohë, në cdo rast kur vërejnë një vatër zjarri.

zjarret ne vend ministria e mbrojtjes

Sondazh

Poll