Bota

"Fitorja është për popullin iranian"/ Khamenei reagon për herë të parë me një video-mesazh: SHBA-të nuk arritën asgjë nga lufta! (VIDEO)

Sipas tij, Uashingtoni u përfshi në konflikt jo për arsye të interesave të veta, por sepse besonte se nëse nuk e bënte këtë, Izraeli do të shkatërrohej plotësisht.

26 Qershor 2025, 12:43 Nga E. D
"Fitorja është për popullin iranian"/ Khamenei reagon
Ajatollah Ali Khamenei

IRANË- Në një mesazh, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përshëndeti qëndrimin e Teheranit kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se populli iranian kishte arritur "fitore" kundër ushtrisë amerikane.

“Shtetet e Bashkuara nuk arritën asnjë rezultat strategjik nga kjo luftë”, tha udhëheqësi 86-vjeçar.

Sipas tij, Uashingtoni u përfshi në konflikt jo për arsye të interesave të veta, por sepse besonte se nëse nuk e bënte këtë, Izraeli do të shkatërrohej plotësisht.

Khamenei shtoi se qëndrimi i Iranit parandaloi superioritetin e armikut dhe përgëzoi publikisht qytetarët e vendit të tij për rezistencën dhe moralin e tyre të fortë.

Këto deklarata vijnë disa orë pas konfirmimit të armëpushimit, të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, por shkeljet e tij pasuan nga të dyja palët.

ajatollah ali khamenei

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2025, 08:24 E. D

DW: Gjermania në borxhe rekorde

foto ilustruese GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...