Bota

Shefi i NATO-s e krahasoi Trump me një baba/ Shtëpia e Bardhë "tall" Rutten! VIDEON e udhëtimit të Trump në Hagë e shoqërojnë me këngën "Hey Daddy"

Kjo video "tallëse" duket se i referohet deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, i cili dje e krahasoi Trump me një "baba" që ndërhyn në një sherr midis fëmijëve në oborrin e një shkolle, pasi Trump përdori gjuhë vulgare për luftën midis Izraelit dhe Iranit.

26 Qershor 2025, 12:27 Nga E. D
Shefi i NATO-s e krahasoi Trump me një baba/ Shtëpia e Bardhë
Donald Trump

SHBA- Shtëpia e Bardhë postoi në rrjetet sociale një video të udhëtimit të Presidentit Donald Trump në Samitin e NATO-s në Hagë. Megjithatë, ajo që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte kënga e vendosur në sfond. Shtëpia e Bardhë kishte vendosur këngën "Hey Daddy" nga Usher.

 

Kjo video "tallëse" duket se i referohet deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s Mark Rutte, i cili dje e krahasoi Trump me një "baba" që ndërhyn në një sherr midis fëmijëve në oborrin e një shkolle, pasi Trump përdori gjuhë vulgare për luftën midis Izraelit dhe Iranit.

Mark Rutte, në konferencën e tyre të përbashkët për shtyp, duke iu referuar komentit të Trump dhe deklaratës së tij të mëparshme publike ku ai përdori gjuhë të ashpër, tha: "Dhe pastaj, babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër për t'i ndaluar ata".

Trump u përgjigj: "Duhet të përdorësh gjuhë të ashpër - ndonjëherë duhet të thuash një fjalë specifike."

donald trump shtepia e bardhe nato mark rutte

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2025, 08:24 E. D

DW: Gjermania në borxhe rekorde

foto ilustruese GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...