Bota

Konflikti me Izraelin/ Udhëheqësi Suprem i Iranit, Khamenei do të mbajë mesazh televiziv

Ndërhyrja e Khameneit vjen në një kohë kur thashethemet për fatin e tij janë të përhapura. I fshehur në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit ka frikë nga një komplot vrasjeje dhe komunikon me komandantët e tij përmes një ndihmësi të besuar.

26 Qershor 2025, 12:18 Nga E. D
Konflikti me Izraelin/ Udhëheqësi Suprem i Iranit, Khamenei do të
Ajatollah Ali Khamenei

IRAN- Ajatollah Ali Khamenei pritet të japë mesazhin e tij të parë televiziv që nga shpallja e armëpushimit midis Iranit dhe Izraelit. Vetë Khamenei e njoftoi mesazhin e tij në një postim në Twitter. 

“Mesazhi i rëndësishëm televiziv i Imam Khameneit do të publikohet brenda pak minutash”, thuhet konkretisht në postimin në X.

Ndërhyrja e Khameneit vjen në një kohë kur thashethemet për fatin e tij janë të përhapura. I fshehur në një bunker, udhëheqësi suprem i Iranit ka frikë nga një komplot vrasjeje dhe komunikon me komandantët e tij përmes një ndihmësi të besuar.

Në të njëjtën kohë, ai ka pezulluar komunikimet elektronike për ta bërë më të vështirë gjurmimin e tij, sipas tre zyrtarëve iranianë që folën për New York Times.

I fshehur në një bunker, udhëheqësi suprem, Ajatollah Ali Khamenei, ka zgjedhur një sërë zëvendësimesh nga hierarkia e stafit të tij ushtarak, në rast se vriten më shumë nga zëvendëskomandantët e tij të shquar, raportojnë ata.

ajatollah ali khamenei tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll

Bota 26 Qershor 2025, 08:24 E. D

DW: Gjermania në borxhe rekorde

foto ilustruese GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...