DW: Gjermania në borxhe rekorde
foto ilustruese GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...
Tribunali do t’i ndjekë penalisht "krimet e agresionit" në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë politikanë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e nënshkroi të mërkurën vonë një marrëveshje me Këshillin e Evropës për themelimin e një tribunali të posaçëm që do t’i gjykonte zyrtarë të lartë përgjegjës për pushtimin e Ukrainës nga Rusia.
Tribunali do t’i ndjekë penalisht "krimet e agresionit" në lidhje me pushtimin dhe mund të gjykojë politikanë të lartë rusë, përfshirë presidentin Vladimir Putin.
“Çdo kriminel lufte duhet ta dijë se do të ketë drejtësi dhe kjo vlen edhe për Rusinë”, tha Zelensky pas nënshkrimit të marrëveshjes në Strasburg me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Alain Berset.
“Do të nevojitet guxim i madh politik dhe ligjor për t’u siguruar se çdo kriminel rus i luftës do të përballet me drejtësinë, përfshirë Putinin”, tha Zelensky në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pas nënshkrimit të marrëveshjes.
“Duhet ta dërgojmë një mesazh të qartë: agresioni çon në ndëshkim. Dhe, këtë duhet ta bëjmë së bashku, si Evropë”, shtoi ai më vonë në X.
Mandati i tribunalit do të jetë ndjekja penale e drejtuesve të lartë politikë dhe ushtarakë për krimin e agresionit kundër Ukrainës, tha Këshilli i Evropës.
“Kjo vepër penale i referohet vendimit për të përdorur forcën e armatosur kundër një shteti tjetër duke e shkelur Kartën e OKB-së”, tha këshilli.
Shtetas të Bjellorusisë apo Koresë së Veriut mund të ndiqen gjithashtu penalisht nëse provohet se kanë luajtur rol të rëndësishëm në krimin e agresionit kundër Ukrainës, shtoi ai.
Berset theksoi se e drejta ndërkombëtare “duhet të zbatohet për të gjithë, pa përjashtime dhe pa standarde të dyfishta”.
Ai tha se Këshilli i Evropës shpreson se tribunali do ta nisë punën vitin e ardhshëm. Nuk është vendosur ende se ku do ta ketë selinë tribunali.
Kjo është hera e parë që një tribunal i tillë themelohet nën mbikëqyrjen e Këshillit të Evropës, organit më të lartë për të drejtat e njeriut në kontinent.
Këshilli i Evropës, me 46 anëtarë, nuk është pjesë e BE-së, dhe përfshin shtete evropiane të rëndësishme jashtë BE-së si, Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. Rusia u përjashtua pas pushtimit të Ukrainës./REL
foto ilustruese GJERMANI- Rregullimi i rrugëve, rindërtimi i urave, meremtimi dhe ndërtimi i shkollave e universiteteve, problemet me hekur...
Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të mërkurën anulimin e menjëher...
foto ilustruese IRAN- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bë...
pamje nga vendngjarja EKUADOR- Forcat e sigurisë ekuadoriane kanë kapur trafikantin e drogës "Fito", një nga kriminelët...
foto ilustruese IZRAEL- Të paktën 26 persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin janë arrestuar në Khuzest...
Ajatollah Ali Khamenei IRAN- Pasi kaloi gati dy javë në një bunker sekret diku në Iran gjatë luftës së vendit të ti...
Jordan Bardella dhe Marine Le Pen FRANCË- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, tani p...
Donald Trump SHBA- Administrata Trump mohoi të mërkurën akuzat se Irani kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit t&...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi sot shkarkimin e korrespondentes së CNN-së, Natasha Bertrand, pas transmetimit t&e...
Foto FRANCË- Një grua në Francë, e cila vrau gjyshin e saj 95-vjeçar të shtrirë në shtrat duke i vën&eu...