Krimineli më i rrezikshëm në vend/ Forcat e sigurisë ekuadoriane arrestojnë kreut e bandës "Fito"
pamje nga vendngjarja EKUADOR- Forcat e sigurisë ekuadoriane kanë kapur trafikantin e drogës "Fito", një nga kriminelët...
Pas sulmeve amerikane në Iran vazhdon të mbetet e paqartë sa të rënda ishin dëmet. Trump pretendon se impiantet bërthamore janë shkatërruar plotësisht. Të tjerë - përfshirë Izraelin - janë shumë më të rezervuar.
IRAN- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, vazhdon të jetë i bindur se sulmet ndaj objekteve bërthamore të Iranit "i shkatërruan ato plotësisht” dhe e kthyen programin bërthamor të Teheranit "në disa dekada prapa”. Në takimin e NATO-s në Hagë, Trumpi tha se regjimi iranian: "nuk do të ndërtojë më bomba për një kohë të gjatë".
Po ashtu Trump i quajti njoftimet e New York Times dhe CNN, se prej sulmeve programi bërthamor i Iranit ishte penguar vetëm për disa muaj si "lajme të rreme" dhe përdori fyerje ndaj gazetës dhe stacionit televiziv.
Dëmtime jo shkatërruese
New York Times dhe CNN kishin njoftuar se sipas vlerësimeve fillestare të shërbimeve sekrete bombardimet amerikane gjatë fundjavës nuk arritën t'i shkatërronin objektet bërthamore nëntokësore të Iranit. Sipas raportit të shërbimeve sekrete prej bombardimeve ishin shkatërruar vetëm hyrjet e objektit Fordo, por jo vetë ndërtesat nëntokësore.
Raporti pesëfaqësh i shërbimeve sekrete supozon gjithashtu se para se të nisnin sulmet Irani i kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit të pasuruar në zona të tjera, shkruan New York Times.
Vlerësim i kujdesshëm nga Izraeli
Izraeli dha një vlerësim të kujdesshëm lidhur me efektin e sulmeve. "Është ende shumë herët për të gjykuar rezultatet e operacionit”, tha zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Effie Defrin. Por ai shtoi: "Unë besoj se i kemi dhënë një goditje serioze programit bërthamor. E kemi kthyer atë disa vite prapa."
Irani flet për dëme të rënda
Ministria e Jashtme iraniane deklaroi se dëmet në impiantet bërthamore ishin të rënda. Një zëdhënës i tha Al Jazeeras se nuk mund të jepte asnjë detaj, por se sulmet prej bombave bunkerë-shkatërruese ishin të forta dhe dëmet të rënda.
IAEA kërkon të inspektojë
Sqarime për gjendjen mund të japë Agjencia e OKB-së për Energjinë Bërthamore, IAEA. Ajo po këmbëngul që t'i lejohet sa më shpejt të jetë e mundur hyrja në impiantet bërthamore të sulmuara.
Shefi i IAEA-s, Rafael Grossi, tha se kthimi i inspektorëve të tij ka përparësi kryesore. Ata duhet të vlerësojnë efektet e sulmeve dhe të verifikojnë rezervat e uraniumit të pasuruar, tha ai në një konferencë për shtyp pas një takimi të Kabinetit Austriak të Sigurisë në Vjenë. Kjo përfshin edhe tri impiantet e pasurimit të uraniumit.
Grossi pranoi se inspektimi i objekteve të dëmtuara nga lufta është i vështirë. Kurse radio-televizioni shtetëror i Iranit IRIB njoftoi se parlamenti në Teheran kishte vendosur që ta pezullojë përkohësisht bashkëpunimin me IAEA-n me seli në Vjenë./DW
pamje nga vendngjarja EKUADOR- Forcat e sigurisë ekuadoriane kanë kapur trafikantin e drogës "Fito", një nga kriminelët...
foto ilustruese IZRAEL- Të paktën 26 persona të akuzuar për bashkëpunim me Izraelin janë arrestuar në Khuzest...
Ajatollah Ali Khamenei IRAN- Pasi kaloi gati dy javë në një bunker sekret diku në Iran gjatë luftës së vendit të ti...
Jordan Bardella dhe Marine Le Pen FRANCË- Udhëheqësja e ekstremit të djathtë të Tubimit Kombëtar, Marine Le Pen, tani p...
Donald Trump SHBA- Administrata Trump mohoi të mërkurën akuzat se Irani kishte zhvendosur rezervat e tij të uraniumit t&...
Foto SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump kërkoi sot shkarkimin e korrespondentes së CNN-së, Natasha Bertrand, pas transmetimit t&e...
Foto FRANCË- Një grua në Francë, e cila vrau gjyshin e saj 95-vjeçar të shtrirë në shtrat duke i vën&eu...
Viktima IZRAEL- Autoriteti Palestinez njoftoi sonte se një djalë 15-vjeçar u vra nga ushtarët izraelitë në B...
Foto HAGË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u tha udhëheqësve në samitin e NATO-s se armëpushimi mes Izraelit dhe ...
rutte dhe trump HAGË- Për Holandën, ky ishte operacioni më i madh i sigurisë në historinë e saj, për 32 shtetet an&...