Art&Argëtim

27 Janar 2020, 08:40 Nga DOSJA

TIRANË– Këngëtarët, Klea Huta dhe Elgit Doda janë në ditë e tyre më të bukura. Pas lajmit se janë në pritje të bëhen prindër për herë të parë, ata kanë vendosur që kësaj radhe të vishen nuse e dhëndër prej vërteti, duke realizuar një set fotosh ndryshe.

Klea e veshur me një fustan të lehtë, mbuluar në perla fine, pak i tejdukshëm, ka transmetuar idenë e një nuseje moderne, larg asaj tradicionales.

Ndërkohë Elgiti i veshur chic, me një kostum të zi ka postuar një foto përkrah bashkëshortes së tij, teksa shkruan: “Unë thashë poo. Faleminderit që ekziston!”

Pak javë më parë, në një nga puntatat e emisionit “Shiko Kush Luan”, Klea dhe Elgiti u veshën nuse e dhëndër live, por kësaj radhe kanë zgjedhur të vishen prej vërteti, duke mos dhënë detaje të tjera rreth ceremonisë.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasme elgit doda klea huta klea huta në pritje të embel martohen klea dhe elgiti nuse dhe dhëndër dasme elgit doda klea huta klea huta në pritje të embel martohen klea dhe elgiti nuse dhe dhëndër

Sondazh

Poll