Art&Argëtim

“Është rastësi”, Erla Mëhilli tregon për herë të parë lidhjen familjare me Ramën: E kam kushëri, por të punosh me

26 Janar 2020, 20:46 Nga DOSJA
“Është rastësi”, Erla Mëhilli tregon për

TIRANË– Bashkëpunëtorja e afërt e ish-kryeministrit Sali Berisha, pas një mungese të gjatë në media sot ka rrëfyer të gjithë jetën e saj. E ftuar në emisionin “E Diell”, në Top Channel, Mëhilli ka folur për eksperiencën e saj përgjatë 10 viteve punë me ish-kryeministrin.

Ajo tregoi se konferencën e parë për shtyp e ka dhënë në vitin 2007 dhe nuk ka qenë aspak e përgatitur, për shkak se pozicioni i punës së saj ishte këshilltare për mediat. Po ashtu për herë të parë ajo ka folur dhe për faktin që është kushërirë me Edi Ramën, por ndërkohë punon me ish-kryeministrin Sali Berisha, Erla tha se nuk ka ndonjë kënaqësi të veçantë për shkak se nuk e ka njohur personalisht.

Të kesh kushëri Ramën është rastësi, të punosh me Berishën është meritë. Nuk është se kam ndonjë kënaqësi të veçantë që jam kushërira e tij sepse nuk e kam njohur personalisht. Nëse do ta kisha njohur ndoshta mund të kishte qenë pak e sikletshme. Duke qenë se ai në një pasazh të librit kurbani e ka përmendur këtë fakt kam përshtypjen se më shumë e ka ndjerë ai, sesa unë”, u shpreh Erla Mëhilli.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz edi rama erla mehilli sali berisha edi rama erla mehilli sali berisha

Sondazh

Poll

Art&Argëtim 26 Janar 2020, 11:44

Një ditë në shtëpinë e Fan Nolit në Boston

BOSTON– Kisha, asokohe, ndodhej në rrugën “Emerald”, në anën jugore të Bostonit. Kur pyeta se pse ime motër, Jolanda, nuk do të vinte me ne, mëma tha vetë...