Art&Argëtim

‘I është thyer zemra në 1 milion copa’, si reagoi gruaja e Kobe Bryant për vdekjen e tij dhe të vajzës 13-vjeçare, je

27 Janar 2020, 08:05 Nga DOSJA
‘I është thyer zemra në 1 milion copa’, si reagoi

SHBA– Basketbollisti i njohur Kobe Bryant ndërroi jetë ditën e djeshme bashkë me vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna. Bashkë me ta në aksidentin ajror ndërruan jetë edhe 7 persona të tjerë, të cilit ishin në bordin e helikopterit. Por si e mori vesh lajmin Vanessa Bryant?

Gruas së Kobe Bryant, Vanessës zemra i është thyer në një milion copa kur mësoi se burri i saj, i cili është dhe do të njihet gjithmonë si një nga lojtarët më të mëdhenj të NBA të të gjitha kohërave, dhe vajza e tyre Gia, ndërruan jetë. Po kush është Vanessa? Si u njoh me Kobe dhe përse zgjodhi të jetojë në hijen e bashkëshortit?

Përkundër famës së burrit të saj, Vanessa ka zgjedhur që të ketë një jetë mjaft private. Ajo ka 1.9 milion ndjekës në Instagram, por llogaria e saj është private.

1.Kobe dhe Vanessa u martuan në vitin 2001. Lojtari i NBA rrëfeu në një intervistë të tijën se ishte takuar me gruan e tij në vitin 1999. Ai ishte 21 vjeç në atë kohë, dhe ajo ishte 17. Kobe i propozoi asaj gjashtë muaj pasi u takuan, madje pa i kërkuar që të nënshkruajë një marrëveshje paramartesore.

Marrë nga HollyWoodlife.com

(k.m/dosja.al)

2.Martesa e tyre i mbijetoi një padie për sulme seksuale. Kobe u akuzua për përdhunimin e një punonjësi 19-vjeçar në 2004. Megjithatë, Kobe pranoi se kishin kryer marrëdhënie dhe i kërkoi falje për tradhëtinë gruas së tij. Çështja u rrëzua tre javë më pas.

3.Vanessa bëri kërkesë për divorc nga Kobe në vitin 2011. Ajo përmendi “ndryshime të pakonkurueshme” si arsyen e ndarjes, por në vitin 2013, çifti njoftoi se kishin hequr dorë nga divorci i tyre për të qëndruar bashkë deri në vdekjen e tij.

4.Ajo dhe Kobe Bryant kanë katër fëmijë së bashku, të gjitha janë vajza. Natalia Diamante lindi në 2003, Gianna Maria-Onore, e cila ishte në helikopter bashkë me Kobe dhe vdiq bashkë më të, lindi në 2006, Bianka Bella lindi në 2016, dhe Capri Kobe lindi në qershor të vitit të shkuar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz gia bryant kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant gia bryant kobe bryant vanessa bryant vdes kobe bryant

Sondazh

Poll