Politike

Kërkuan pavlefshmëri të zgjedhjeve për qarkun e Vlorës/ Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkersën e PD-së

Ky organ tashmë ka certifikuar zgjedhjet në këtë qark duke i cilësuar ato si të rregullta. 

26 Qershor 2025, 09:48 Nga DOSJA
Kërkuan pavlefshmëri të zgjedhjeve për qarkun e
foto ilustruese

VLORË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratik, e cila kishte kërkuar pavlefshmëri të zgjedhjeve të 11 majit për qarkun e Vlorës. Ky organ tashmë ka certifikuar zgjedhjet në këtë qark duke i cilësuar ato si të rregullta. 

Gjatë seancës në Kolegjin Zgjedhor PD ka ngritur shqetësimet për pasaktësi dhe shkelje sidomos tek vota e diasporës, si dhe ka pretenduar për manipulim të zgjedhjeve politike.

Megjithatë Kolegji Zgjedhor vendosi të rrëzoi kërkesat ankimore të PD si të pabazuara në prova. Ndërkohë dy ditë më parë, Kolegji ka rrëzuar kërkesat ankimore të PD-së edhe për qarqet Berat, Dibër dhe Shkodër.

 

 

kolegji zgjedhor partia demokratike zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll