Politike

Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027

Rama gjithashtu ka ndarë foto nga samiti që u zhvillua në Hagë.

25 Qershor 2025, 19:58 Nga N.F
Rama: Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në
Rama

HAGË- Kreyministri Edi Rama së fundmi ka publikuar në "Facebook" një postim ku ka njoftuar se samiti i NATO-s për vitin 2027 do të organizohet në Tiranë. Rama gjithashtu ka ndarë foto nga samiti që u zhvillua në Hagë.

"Samiti i NATO-s vendosi unanimisht organizimin e tij në Tiranë në 2027," shkuan ai.

32 shtetet anëtare të NATO-s kanë rënë dakord të shpenzojnë 5% të PBB-së së tyre për mbrojtje dhe siguri deri në vitin 2035, pas muajsh presioni nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. Pragu i ri u bën thirrje anëtarëve t'i kushtojnë 5% të ekonomive të tyre "mbrojtjes thelbësore" dhe fushave të sigurisë që lidhen me të. Ky është një hap që synon të rrisë aftësitë kolektive të NATO-s në një epokë të kërcënimeve gjeopolitike në rritje, veçanërisht nga Rusia. 

rama samiti i natos

Sondazh

Poll