Politike

Sot seancë plenare në Kuvend! Në rend dite projektligje si ai për sportin dhe ratifikimi i marrëveshjes së huas me BERZH

Në seancën e 16 qershorit, nuk munguan debatet në sallë. Seanca u mbyll pas më shumë se tre orësh debate. Në përfundim të seancë u miratua me 72 vota pro dhe një kundër projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”.

26 Qershor 2025, 08:35 Nga M.B
Sot seancë plenare në Kuvend! Në rend dite projektligje si ai
Kuvendi

TIRANA- Ditën e sotme në orën 10:00, pritet të nisë seanca plenare në Kuvend. Në rend të ditës do të jenë projektligjet për ndryshimet në ligjin e sportit, projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Shqipërisë dhe BERZH, si dhe ndryshimet për strukturën dhe klasifikimin e pagave të personelit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Në seancën e 16 qershorit, nuk munguan debatet në sallë. Seanca u mbyll pas më shumë se tre orësh debate. Në përfundim të seancë u miratua me 72 vota pro dhe një kundër projektligji “Për performancën energjetike të ndërtesave”. Opozita nuk ishte e pranishme në mbyllje të seancës dhe i vetmi deputet që ishte, demokrati Dashnor Sula, votoi kundër.

Pjesë nga rendi i ditës:

1. Projektligji "Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë".
2. Projektligji "Për kontrollin e kufirit shtetëror".
3. Projektligji "Për shëndetin e bimëve".
4. Projektligji "Për shëndetin e kafshëve".
5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin", i ndryshuar.
6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt".
7. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve".
8. Projektligji "Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për "Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit".
9. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport".
10. Projektvendimi "Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 “Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, të ndryshuar".

Sot seancë plenare në Kuvend! Në rend dite projektligje si ai

kuvendi

Sondazh

Poll