Politike

Ambasada gjermane mbështet protestat e shoqërisë civile para Kuvendit të Kosovës: Vendi i pari, politika partiake e dyta!

Ata shtojnë se mbështesin mesazhin e shoqërisë civile ku thuhet se Kosovës i nevojiten institucionet për të gjithë qytetarët.

25 Qershor 2025, 19:30 Nga N.F
Ambasada gjermane mbështet protestat e shoqërisë civile para
Rohde

KOSOVË- Ambasada gjermane në Kosovë, ka përkrahur protestën e shoqërisë civile të mbajtur sot para Kuvendit të Kosovës lidhur me moskonstituimin e këtij institucioni. Ambasada në reagim shkuan se institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë. Ata shtojnë se mbështesin mesazhin e shoqërisë civile ku thuhet se Kosovës i nevojiten institucionet për të gjithë qytetarët.

‘‘Institucionet funksionale janë gurthemeli i demokracisë. Ne e përforcojmë sot mesazhin e fuqishëm nga shoqëria civile: Kosovës i nevojitet një Kuvend funksional, një Kryetar i zgjedhur i Kuvendit dhe një qeveri që vepron – për të gjithë qytetarët e saj’’, thuhet në postimin e ambasadës.

Më tej në reagim përsëritet edhe qëndrimi i ambasadorit Rohde i cili ka deklaruar se vendi duhet të jetë i pari, ndërsa politika partiake e dyta. Po ashtu, deklarohet edhe se të gjithë deputetët dhe partitë kanë përgjegjësi që të tregojnë udhëheqje.

‘‘Siç ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme ambasadori Rohde: vendi i pari, politika partiake e dyta. Është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë deputetëve dhe partive të zgjedhura që të tregojnë udhëheqje, të angazhohen në dialog të qëllimshëm dhe në kompromis, në frymën e Kushtetutës’’, thuhet në reagim.

Në fund nga ambasada është kërkuar që të ecet përpara për stabilitet e përparim për qytetarët.

‘‘Mandati demokratik sjell edhe përgjegjësi. Le të ecim përpara – për stabilitet, për përparim dhe për qytetarët’’, thuhet aty.

Ambasada gjermane mbështet protestat e shoqërisë civile para

rohde kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll