Politike

"Vera do të jetë stinë e vështirë, por nuk ka rëndësi se kujt do t'i bëjë keq vapa", çfarë nënkupton Blendi Gonxhe me deklaratën e tij?

Jo vetëm nga radhët e PS, por edhe në rang vendi, Blendi Gonxhe ishte kandidati për deputet më i votuar.

25 Qershor 2025, 21:22 Nga r.ll
"Vera do të jetë stinë e vështirë, por nuk ka
blendi gonxhe

TIRANË- Zgjedhjet e 11 majit nxorën 140 deputetë të rinj dhe të vjetër që do të futen në Parlamentin e ardhshëm, ku 83 prej tyre do të jenë nga radhët e partisë në qeverisje, Partisë Socialiste. Jo vetëm nga radhët e PS, por edhe në rang vendi, Blendi Gonxhe ishte kandidati për deputet më i votuar.

Ai është përfolur edhe si emri që mund të pasojë Erion Veliajn, në drejtimin e bashkisë së Tiranës. Por përveç dilemës se kush mund të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Gonxhe dhe socialistët, do të duhet të kalojnë një verë në ankth, derisa kryeministri të vendosë për formacionet e reja qeverisëse dhe politike.

Në një intervistë për media, Gonxhe tha: "Vera do të jetë e nxehtë, pasi stina është e nxehtë, por nuk ka asnjë rëndësi se sa keq do t’i bëjë vapa kujtdo, pra personit individualisht, pasi këtu rëndësi ka objektivi kryesor, ai që kishim në kokë: integrimi i Shqipërisë. Pjesa individuale është shumë relative dhe nuk besoj se do të më shqetësonte."

Po çfarë nënkupton Gonxhe më këtë deklaratë? A mos ka ai informacion për emrat e socialistëve që mund të "digjen" nga periudha e verës?

blendi gonxhe

Sondazh

Poll