Politike

Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ u jep mandatin deputetëve të qarqeve Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër

Kjo lëvizje vjen pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në këto 4 qarqe.

25 Qershor 2025, 14:15 Nga M.B
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ u jep mandatin deputetëve të qarqeve
Ilirjan Celibashi

TIRANA- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u ka dhënë mandatet e deputetëve sot kandidatëve të zgjedhur më 11 maj në qarqet Kukës, Korçë, Lezhë e Gjirokastër. Kjo lëvizje vjen pasi Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet në këto 4 qarqe.

Partia Socialiste në Kukës ka fituar 1 mandat, në Korçë 6, në Lezhë 3 dhe Gjirokastër 3 mandate. Partia Demokratike-ASHM në Kukës ka fituar 2 mandate, në Korçë 4, në Lezhë 4 dhe Gjirokastër 1 mandat.

Shpërndarja e mandateve:

Kukës

PD-ASHM – 2 mandate

Flamur Hoxha
Isuf Çelaj

PS – 1 mandat

Eduard Shalsi

Korçë

PS – 6 mandate

Niko Peleshi
Romina Kuko
Genti Lakollari
Ilirian Pendavinji
Bledi Çomo
Besa Spaho
PD-ASHM – 4 mandate

Ivi Kaso
Ledina Alolli
Bledjon Nallbati
Fidel Kreka   


Lezhë

PD-ASHM – 4 mandate

Agron Gjekmarkaj
Elda Hoti
Gjin Gjoni
Kastriot Piroli

PS –  3 mandate

Ulsi Manja
Ermal Pacaj
Marjeta Neli

Gjirokastër

PS – 3 mandate

Mirela Furxhi
Termet Peci
Piro Dhima

PD-ASHM -1 mandat

Tritan Shehu

kqz zgjedhjet

Sondazh

Poll