Politike

"Përdorimi i shtetit partiak!" Berisha: Do paraqesim të dhëna se si janë blerë votat me certifikata pronësie dhe lejet e ndërtimit

Berisha tha se ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive.

25 Qershor 2025, 12:44 Nga M.B
"Përdorimi i shtetit partiak!" Berisha: Do paraqesim të
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka marrë pjesë sot në një konferencë për shtyp ku tha se ata do të paraqesin të dhëna se si janë blerë votat me certifikata pronësie dhe lejet e ndërtimi. Berisha tha se ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive. Ai shtoi se është bërë një vërshim i madh dhe një mori e pafundme leje ndërtimi, meremetimesh, ndërtimesh në fshat, por edhe në qytete.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pra, ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive. Këto janë vetëm njëri aspekt, aspekte të tjera do paraqiten në ditët e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me certifikatat e pronësisë, kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, të cilat janë të pafundme. Është bërë një vërshim i madh dhe një mori e pafundme leje ndërtimi, meremetimesh, ndërtimesh në fshat, por edhe në qytete, të cilat do paraqiten në ditët që do vijnë.

 

sali berisha

Sondazh

Poll