Sport

Tani quajeni Sir Gareth Southgate: Ish-trajneri i Anglisë u bë kalorës në Windsor...

Ai është trajneri i katërt në histori që merr titullin kalorës, pas Sir Walter Winterbottom, Sir Alf Ramsey dhe Sir Bobby Robson.

25 Qershor 2025, 16:30 Nga DOSJA
Tani quajeni Sir Gareth Southgate: Ish-trajneri i Anglisë u bë

ANGLI - Gareth Southgate është bërë zyrtarisht Sir Gareth. Ish-trajneri i Anglisë u dekorua me titullin kalorës në një ceremoni në Kështjellën Windsor sot, ku mori nderin nga Princi William. 54-vjeçari u njoh për "kontributin e tij të jashtëzakonshëm në futbollin britanik".

Southgate udhëhoqi Anglinë nga viti 2016 deri në vitin 2024, duke transformuar rrënjësisht fytyrën e “Tre Luanëve”. Nën drejtimin e tij, skuadra arriti në dy finale historike - Euro 2020 dhe Euro 2024 - megjithëse humbi të dyja me një diferencë të ngushtë. Ai gjithashtu udhëhoqi Anglinë në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018 dhe në çerekfinalet në Katar 2022.

Në total, ai trajnoi ekipin kombëtar në 102 ndeshje, me një rekord prej 64 fitoresh, 20 barazimesh dhe 18 humbjesh. Një udhëtim që i ka sjellë entuziazmin dhe besueshmërinë një ekipi kombëtar që ka kërkuar një identitet fitues për vite me radhë.

I emocionuar pas marrjes së çmimit, Southgate tha: "Ndihem shumë i emocionuar. Ishte një surprizë. Fjalët vërtet nuk mund ta përshkruajnë se çfarë do të thotë për mua."

Pasi dha dorëheqjen në korrik, vetëm dy ditë pas humbjes së Anglisë në finalen e Kampionatit Evropian nga Spanja, Southgate u zëvendësua nga Thomas Tuchel. Ai është trajneri i katërt në histori që merr titullin kalorës, pas Sir Walter Winterbottom, Sir Alf Ramsey dhe Sir Bobby Robson.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll