Sport

Pas 14 vitesh te Galatasaray, Muslera u rikthye në Amerikën e Jugut për Estudiantes…

Muslera ka hedhur hapin tjetër në karrierën e tij, me portierin 39-vjeçar që u kërkua nga Estudiantes, pas largimit të tij nga Galatasaray.

25 Qershor 2025, 11:00 Nga DOSJA

Pas 14 vitesh te Galatasaray, Muslera u rikthye në Amerikën e Jugut

ARGJENTINE - Pas 14 vitesh radhazi në Turqi me Galatasaray, portieri Muslera u thirr të mbronte shtëpinë e tij të re futbollistike.

Portieri 39-vjeçar në fund zgjodhi të kthehej në Amerikën e Jugut, duke nënshkruar për klubin historik të Argjentinës, Estudiantes.

Konkretisht, portieri uruguajan me përvojë nënshkroi një kontratë deri në dhjetor 2026. Me fanelën e Galatasarayt, Muslera luajti në 551 ndeshje, duke e mbajtur portën të paprekur 195 herë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll