Sport

Al Nassr njofton divorcin me Stefano Piolin: ish-trajneri i Milanit tani gati për Fiorentinën... Mesazhi i CR7-së: "Faleminderit për gjithçka"

Me një postim në rrjetet sociale, klubi arab konfirmoi një lamtumirë që pritej të bëhej zyrtare.

25 Qershor 2025, 14:43 Nga DOSJA
Al Nassr njofton divorcin me Stefano Piolin: ish-trajneri i Milanit tani gati

ARABIA SAUDITE - Marrëdhënia e Stefano Piolit me Al Nassr zgjati vetëm nëntë muaj. "Klubi njofton zyrtarisht përfundimin e marrëdhënies kontraktuale me trajnerin e ekipit të parë, Stefano Piolin. Ne i vlerësojmë përpjekjet e bëra nga ai dhe stafi i tij dhe i urojmë çdo sukses".

Këto janë fjalët që shpallin lamtumirën e trajnerit italian. I mbërritur më 18 shtator të kaluar, në vend të Luis Castros së shkarkuar, Stefano Pioli kreu 44 stola me një bilanc prej 28 fitoresh, 7 barazimesh dhe 9 humbjesh, me 101 gola të shënuar dhe 46 të pësuar.

Me Cristiano Ronaldon në qendër të sulmit, Al Nassr u  eliminua në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të Azisë, ndërsa në ligë ata përfunduan në vendin e tretë pas Al-Hilal dhe kampionëve Al-Ittihad. 

Tani ish-trajneri i Milanit është gati për aventurën me Fiorentinën, një rikthim, duke qenë se ai drejtoi Violën nga viti 2017 deri në vitin 2019. Me ndërprerjen e kontratës me arabët, është hapur drita jeshile për nënshkrimin me kompaninë e Commissos.

Ish-trajneri i Parmës, në shenjë respekti për marrëveshjen e arritur, kishte refuzuar edhe propozimin e Federatës së Futbollit për t'u bërë trajner i ekipit kombëtar italian. 

PËRSHËNDETJA E CRISTIANO RONALDO-S

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll