Sport

Legjenda Pavel Nedved emërohet drejtor teknik i ekipit kombëtar çek...

Legjenda e futbollit çek, Pavel Nedved, do t'i bashkohet ekipit kombëtar të vendit të tij, me Federatën e Futbollit që ka arritur një marrëveshje me të dhe e ka shpallur atë si drejtorin e ri teknik.

25 Qershor 2025, 13:00 Nga DOSJA
Legjenda Pavel Nedved emërohet drejtor teknik i ekipit kombëtar

ÇEKI - Pas një karriere të shkëlqyer futbollistike dhe një pranie të suksesshme te Juventusi në rolin e zv.presidentit, Pavel Nedved është gati për një sfidë të re të madhe.

Kjo ka të bëjë me ekipin kombëtar çek, teksa legjenda pranoi ofertën që iu bë nga Federata e Futbollit të vendit të tij për të marrë detyrën e drejtorit të ri teknik, çka u zyrtarizua të martën (24/6).

Përveç ekipit të meshkujve të vendit, Nedved do të mbikëqyrë edhe ekipin kombëtar nën 21 vjeç, me 52-vjeçarin që nuk e fshehu gëzimin e tij për këtë zhvillim në deklaratat e tij të para:

“Pas pushimeve më është dashur të kthehem në rolin tim në Arabinë Saudite, në Al-Shabaab. Megjithatë, më kontaktoi presidenti Trudeau, me të cilin patëm një dialog pozitiv që nga fillimi, gjë që ishte një surprizë e këndshme.

E njëjta gjë vlen edhe për Tvrdík dhe Sándék (anëtarë të komitetit ekzekutiv të Federatës Çeke të Futbollit). Pas takimit të parë me presidentin, i cili më bëri përshtypje me vizionin e tij të qartë dhe në lidhje me rolin tim, kuptova se doja të ndihmoja futbollin çek dhe të kisha sukses.

Dhe do të bëj gjithçka për të pasur sukses: kjo është koha e duhur. Jam vërtet i emocionuar, kam një motivim të madh", theksoi ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll