Politike

Alimehmeti publikon foton: Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ

Ai shton se vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej tyre.

25 Qershor 2025, 12:10 Nga M.B

 

Alimehmeti publikon foton: Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua
Fleta e votimit

 

TIRANA- Kandidati i Partisë Demokratike-ASHM në zgjedhjet e 11 majit, Ilir Alimehmeti ka publikuar një foto të një flete votimi ndërsa shtron pyetjen nëse është e pavlefshme, ashtu si e ka konsideruar KAS. Alimehmeti shkruan se kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ-ja. Ai shton se vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej tyre.

“Numëruesit tanë po mbrojnë aktivisht votat e Partisë Demokratike. Kjo votë e qartë e PD-së u konsiderua abuzivisht si e pavlefshme nga KQZ-ja. Faleminderit z. Ylli Subashi për reagimin e menjëhershëm! Vota është vullnet i pastër i qytetarëve dhe do të mbrohet me vendosmëri prej nesh. Po juve si ju duket kjo votë?”, shkruan Alimehmeti.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Alimehmeti (@ilir_alimehmeti)

ilir alimehmeti

Sondazh

Poll