Politike

"Beteja është e gjithanshme"/ Berisha: Motoja jonë është, qeveri teknike, zgjedhje të lira

Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës tha se çdo veprim PD-së vjen si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtar, por me bindjen se zgjidhja do të vijë nga vetë shqiptarët dhe opozita.

24 Qershor 2025, 13:12 Nga E. D
"Beteja është e gjithanshme"/ Berisha: Motoja jonë
sali berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, theksoi se beteja politike e PD-së është e gjithanshme dhe shumëplanëshe. Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës tha se çdo veprim PD-së vjen si një detyrim ndaj qytetarëve shqiptarë dhe komunitetit ndërkombëtar, por me bindjen se zgjidhja do të vijë nga vetë shqiptarët dhe opozita.

"Beteja është e gjithanshme. Ne këto që bëjmë, i bëjmë për dy arsye, për të hedhur dritë, së pari si detyrim ndaj shqiptarëve, së dyti ndaj komunitetit ndërkombëtar me bindjen më të thellë se, problemin do ta zgjidhin vetë shqiptarët dhe opozita. Natyrisht beteja do të jetë shumëplanëshe, komplekse. Është një betejë shumë e gjerë, shumë komplekse, por me bindjen tonë më të thellë që do fitohet. Qeveri teknike, zgjedhje të lira, kjo është motoja jonë," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll