Aktualitet

Aksident në superstradën Lezhë-Milot, makina përplas motorin, plagoset shoferi i motomjetit

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore.

23 Qershor 2025, 22:25 Nga N.F
Aksident në superstradën Lezhë-Milot, makina përplas
Aksidenti

LEZHË- Një aksident është regjistruar mbremjen e sotme në superstradën Lezhë-Milot. Raportohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit.

I plagosuri është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku po merr ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet e aksidentit nuk janë ende të qarta, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur policia e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

aksiden ne lezhe

Sondazh

Poll