Aktualitet

Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi mbulon zonën

Shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit.

23 Qershor 2025, 08:36 Nga M.B
Zjarr masiv në vendgrumbullimin e mbetjeve në Kukës, tymi
Foto ilustruese

KUKËS- Një zjarr masiv ka përfshirë vendgrumbullimin e mbetjeve urbane në lagjen Myq-Mamëz të qytetit të Kukësit teksa mësohet se fakët janë përhapur me shpejtësi.

Shtëllungat e tymit kanë mbuluar jo vetëm zonën përreth, por edhe vetë qytetin, duke ndikuar ndjeshëm në cilësinë e ajrit. Mësohet se era dhe mbetjet e kanë bërë të vështirë vënien nën kontroll të flakëve.

Nga ana tjetër ekipet e zjarrfikësve kanë punuar dhe po punojnë pa ndërprerje për të përballuar situatën, duke përdorur mjete uji dhe forca të shtuara.

kukes

Sondazh

Poll