Aktualitet

Minatorët e Bulqizës zbarkojnë në Tiranë: Protestojmë kundër oligarkut dhe qeveritarëve

25 Janar 2020, 20:55 Nga DOSJA
Minatorët e Bulqizës zbarkojnë në Tiranë:

TIRANË– Minatorët e Bulqizës do të zbarkojën nesër në Tiranë për të zhvilluar një protestë. Sipas njoftimit zyrtar, në faqen e tyre në Facebook, minatorët do ët protestojnë kundër biznesmenit Samir Mane, pronarin e “Albchrome”, të cilin prej kohësh e akuzojnë për padrejtësitë e shkaktuara ndaj tyre.

Protesta do të zhvillohet përballë ministrisë së Financave dhe do të mbështetet nga Organizata Politike.

Pas dy muajsh rezistence në Bulqizë, minatorët vijnë nesër në Tiranë për t’u treguar oligarkut dhe qeveritarëve fuqinë e të drejtës së tyre. Ata nuk kërkojnë privilegje, por punë të sigurt dhe të dinjitetshme. Me gjasë edhe nesër media do ta shpërfillë kauzën e tyre. Institucionet do të fusin kokën nën çarçaf, ndërkohë që partitë do të numërojnë paratë e Samir Manes. Prandaj nesër më shumë se kurrë është e nevojshme të bëhemi një me minatorët. E tyrja është përpjekja e çdo njeriu që dëshiron të jetojë ndershmërisht me punën e vet, e çdokujt që aspiron një shoqëri demokratike dhe me drejtësi shoqërore. U bëjmë thirrje të gjithë anëtarëve dhe mbështetësve të Organizatës Politike që nesër në orën 11 të bashkohemi te Ministria e Financave. Me minatorët sot e përgjithmonë!”- shkruhet në njoftim.

Pas këti njoftimi, ka ardhur edhe një reagim nga selia e Vetëvndosjes në Tiranë, e cila u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen me minatorët.

Problematikat në minierën e Bulqizës

Dosja.al ka raportuar hap pas hapi protestën e minatorëve, e cila ka nisur prej muajsh dhe vetëm në nëntor u krijua Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, e themeluar nga disa të rinj. Vetëm pak ditë më pas, Elton Debreshi, u bë hashtag trend top 1 në Facebook pas shkarkimit të tij të beftë nga detyra si minator në Bulqizë për llogari të kompanisë ‘AlbChrome’. I riu, guxoi të bëhet kryetar i shoqatës që ka në fokus mbrojtjen e minatorëve përballë pronarëve, u përball me fuqinë e pushtetit 5 ditë pasi “çoi kokën”. Por minatorët e Bulqizës nuk u ndalën me kaq. Ata patën edhe mbështetjen e aktivistëve të Organizatës Politike, të cilët vetëm pak ditë më parë në qendrën tregtare TEG, zhvilluan një aksion simbolik kundër biznesmenit Samir Mane, ku shpërndanë fletushka të vogla. Vetë “AlbChrome”, në reagimin e saj u shpreh se protestat kanë në fokus përplasjen mes sindikatave, dhe se ata që janë në grevë, janë pakicë, që nuk përfaqësojnë minatorët. Më pas Sindikata e Minatorëve të Bashkuar në Bulqizë nëpërmjet një deklarate i bëri thirrje kompanisë që të kthejë në punë minatorët pasi edhe Inspektorati i Punës ka nisur hetimet. Deri më tani janë shkarkuar nga puna 4 minatorë, janë plagosur edhe dy tjerë por nuk janë marrë masa.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet minatoret e bulqizes protestojne ne tirane perplasja samir mane minatoret samir mane minatoret e bulqizes protestojne ne tirane perplasja samir mane minatoret samir mane

Sondazh

Poll

Aktualitet 25 Janar 2020, 18:07

GREQI– Policia greke ka zbardhur emrat dhe fotot e anëtarëve të grupit që u kapën me 1. Kokainë në fshatin Astakos të Agrinjos pranë Patras gjatë një aksioni në...