Aktualitet

Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Gjenerali izraelit: Ne po luftojmë edhe për ju, për gjithë Ballkanin! Iranin kërkon dominim global

Avivi u shpreh se Lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm veten, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës.

19 Qershor 2025, 21:45 Nga E. D
Si e konsideron Shqipërinë Izraeli? Gjenerali izraelit: Ne po
Amir Avivi

TIRANË- Gjenerali izraelit Amir Avivi, duke komentuar përplasjen mes Iranit dhe Izraelit theksoi se Iranin kërkon dominim global, por Izraeli do të krijojë një botë më të sigurt për të gjithë. Duke folur për "Top Story", Avivi u shpreh se Lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm veten, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës.

Pjesë nga biseda në studio:

Grida Duma: Shqipëria është një ndër vendet që e ka përjashtuar ambasadorin e Iranit ndër të parat si e konsideroni Shqipërinë?

Gjenerali Amir Avivi: Së pari kam pasur mundësinë ta vizitoj vendin tuaj, Izraeli dhe Shqipëria kanë vlerë të përbashkëta dhe miqësi të madhe. Mos harrojmë që Shqipëria ka strehuar hebrenjtë. Lufta që po bën Izraeli nuk është për të mbrojtur vetëm Izraelin, por edhe Ballkanin, Shqipërinë dhe vendet e tjera të Evropës. Iranin kërkon dominim global. Izraeli do të krijojë një botë më të sigurt për të gjithë.

amir avivi

Sondazh

Poll