Aktualitet

“Me urën ç’patën”, objekti 300-vjeçar gërmohet për rrugë e parkim

Gërmimet në urën 300-vjeçare kanë bërë që të hapet dhe një rrugë makinash për t’i bërë shërbim lokalit të ndërtuar 20 metra larg urës.

19 Qershor 2025, 21:16 Nga E. D
“Me urën ç’patën”, objekti 300-vjeçar
foto ilustruese

TIRANË- Një emigrant shqiptar ka dërguar një mesazh dhe shumë foto kundrejt emisionit “Stop” në Tv Klan me atë që po ndodh me Urën e Vashës mbi lumin Mat. Kjo urë gjendet në fundin e fshatit Guri i Bardhë, Klos dhe lidh dy brigjet e lumit Mat.

Gërmimet në urën 300-vjeçare kanë bërë që të hapet dhe një rrugë makinash për t’i bërë shërbim lokalit të ndërtuar 20 metra larg urës. Qytetari tregon edhe sesi ka qenë ura para 7 vjetësh e masakrën që është bërë me prerjen e pemëve, për rrugë e parkim ngjitur me urën./tvklan.al

mat

Sondazh

Poll