Aktualitet

Shfaqet vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta në Shkodër/ Pritet të asgjësohen 200 krerë dele

Kjo është vatra e dytë në Bashkinë e Shkodrës, pas asaj në fshatin Postribë, e cila ishte vatra e parë e evidentuar në të gjithë vendin.

19 Qershor 2025, 19:49 Nga E. D
Shfaqet vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta
foto ilustruese

SHKODËR- Një vatër e re me murtajë te bagëtitë e imëta është shfaqur në Bashkinë Shkodër. Sëmundja këtë herë është identifikuar në një fermë në fshatin Trush, ku janë prekur nga murtaja 200 dele dhe pritet që të asgjësohen. Kjo është vatra e dytë në Bashkinë e Shkodrës, pas asaj në fshatin Postribë, e cila ishte vatra e parë e evidentuar në të gjithë vendin.

Fillimisht murtaja e bagëtive u pikas më 6 qershor në zonat veriore të Shqipërisë, ndërsa më pas u konstatuan vatra aktive edhe në jug të vendit. Por ajo çka e bën më shqetësuese situatën këtë herë është fakti që herë tjera më së shumti janë prekur dhitë dhe ky është rasti i parë në të cilin murtaja prek delet. 

Gjithashtu zona e fshatit Trush është vendosur në karantinë që prej ditës së sotme dhe është ndaluar lëvizja e bagëtive, si brenda ashtu edhe jashtë zonës. Ndërkohë shërbimet veterinare janë në terren dhe po vijojnë kontrollin në fermat përreth për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të sëmundjes. 

shkoder murtaje delel

Sondazh

Poll