Aktualitet

EMRI/ I afërt me Laert Haxhiun dhe i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje, arrestohet në Britani shqiptari me rrezikshmëri të lartë shoqërore

Policia bën me doje se ai ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

19 Qershor 2025, 20:51 Nga M.B
EMRI/ I afërt me Laert Haxhiun dhe i kërkuar për vrasje për
Foto ilustruese

BRITANI- 48-vjeçari shqiptar Lorenc Lala, një person i afërt me Laert Haxhiun, është arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi ishte i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje. Policia bën me doje se ai ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje për arsye gjakmarrjeje”, “Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”, “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit dhe “Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

48-vjeçari dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit i vrasjes së Albi Bashaliut në fshatin Gjocaj, në Peqin, në vitin 2021. Gjithashtu dyshohet se ai ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Pas ngjarjes, ai ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

Njoftimi:

Policia e Shtetit

Kapet dhe arrestohet në Mbretërinë e Bashkuar një shtetas shqiptar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar për vrasje për arsye gjakmarrjeje.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, është arrestuar shtetasi shqiptar L. L., 48 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të vitit 2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan (dosje e kaluar pranë SPAK), e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale:

“Vrasje për arsye gjakmarrjeje”,

“Sigurimi i mjeteve dhe kushteve për kryerjen e vrasjes”,

“Grup i strukturuar kriminal”, në formën e veçantë të bashkëpunimit,

“Mbajtja pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”.

 Përmbledhje e ngjarjes:

Në fshatin Gjocaj, Peqin, në vitin 2021, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. B.

Shtetasi L. L. dyshohet se ka pasur rolin e organizatorit dhe financuesit të kësaj vrasjeje, si dhe ka siguruar mjetet dhe kushtet për kryerjen e saj. Po ashtu, pas ngjarjes, ka ndihmuar në transportimin dhe largimin e autorëve nga vendngjarja.

Arrestimi i tij u bë i mundur falë bashkëpunimit të ngushtë mes Interpol Tiranës dhe Interpol Manchester, në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, që ka në fokus lokalizimin dhe arrestimin e personave në kërkim për vepra të rënda penale.

Veprimet e mëtejshme procedurale për ekstradimin e këtij shtetasi drejt vendit tonë janë në proces, në bashkëpunim me autoritetet britanike.

britani e madhe

Sondazh

Poll