Aktualitet

Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më faturojnë 7 milionë lekë

Sipas një procesverbali të mbajtur nga ana e specialistëve, është vërtetuar se kontrata e Isait është e kryqëzuar me atë të Tofikut, djalit të xhaxhait të tij.

19 Qershor 2025, 21:19 Nga E. D
Qytetari shpërthen në lot: Kam ikur në 2004-ën, më
foto ilustruese

TIRANË- Isa Hoxha, një denoncues nga fshati Krotinë, Dimal-Berat, tregon duke qarë në emisionin “Stop” në Tv Klan se ka ikur nga ky fshat dhe nga kjo banesë në vitin 2004. Ai thotë se tani i kërkojnë që të paguajë gati 7 milionë lekë për konsum energjie, edhe pse ka ikur herët e telat janë prerë që atëherë.

Sipas një procesverbali të mbajtur nga ana e specialistëve, është vërtetuar se kontrata e Isait është e kryqëzuar me atë të Tofikut, djalit të xhaxhait të tij.

Edhe vetë Tofiku tregon se paguante me dy kontrata, sot nuk e di se ku kanë vajtur paratë. Supervizori Saljon Hoxha thotë se ia kanë marrë ankesën Isait dhe ia kanë përcjellë teknikës në Berat, pasi vetëm kaq mund të bëjnë.

Endrit Toska, drejtor i OSHEE-së Berat, shpjegon se janë bërë verifikimet dhe i janë nisur drejtorive në FSHU për të gjetur një zgjidhje. Pas gjithë këtyre hallkave, “Stop” drejtohet në OSHEE-në qendrore dhe pas disa ditësh vjen përgjigjja se Isa Hoxha është i lirë nga detyrimet./tvklan.al

dimal

Sondazh

Poll