19 Qershor 2025, 18:14
Nga E. D
foto ilustruese
TIRANË- Këshilli i ministrave ka miratuar fondin me vlerë 2.4 milionë euro për shlyerjen e detyrimeve financiare të ndërmarrjeve shtetërore ushtarake. Konkretisht bëhet fjalë për Uzinën e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan. Gjithashtu në vendimin e qeverisë thuhet se të gjitha detyrimet që këto ndërmarrje kanë ndaj palëve të treta do të shlyhen brenda 30 ditëve.
Vendimi:
V E N D I M PËR SHLYERJEN E DETYRIMEVE FINANCIARE NDAJ TË TRETËVE TË NDËRMARRJEVE SHTETËRORE USHTARAKE. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 4, të nenit 25, të ligjit nr.88/2024, “Për krijimin e Shoqërisë Shtetërore për Prodhimin dhe Tregtimin e Armëve, Municioneve, Pajisjeve dhe Teknologjive Ushtarake”, dhe të ligjit nr.115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave V E N D O S I:
Shlyerjen e detyrimeve financiare ndaj të tretëve, në masën 244 541 460 (dyqind e dyzet e katër milionë e pesëqind e dyzet e një mijë e katërqind e gjashtëdhjetë) lekë, të ndërmarrjeve shtetërore Uzina e Lëndëve Plasëse Mjekës Elbasan, Uzina Mekanike Gramsh dhe Kombinati Mekanik Poliçan, nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, detajuar sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
Efektet financiare, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2025, për Ministrinë e Mbrojtjes, në programin buxhetor “Mbështetja e luftimit”. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura, sipas pikës 1 të këtij vendimi, përfundon brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.
Ngarkohet Ministria e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
këshilli i ministrave
Aktualitet
19 Qershor 2025, 17:08
E. D
foto ilustruese
VENECIA- Autoritetet e Venecias kanë 'çmontuar' në grup kriminale që merrej me prodhimin dhe trafikimin e ...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 16:52
M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Rrjeti propagandistik rus ‘Pravda’, i njohur për shpërndarjen e dezinformatave në mbi 80 shtete në g...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 16:37
E. D
foto ilustruese
ITALI- Një 50-vjeçar shqiptar është dënuar me gjashtë vite burg nga autoritetet italiane. Gencian Subashi,...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 16:31
M.B
Instalacioni “Mendoj për ty” i artistes Alketa Xhafa-Mripa, kushtuar viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fu...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 16:27
E. D
Gentiana Hudhra
ITALI - Kane dale rezultatet e para të autopsisë që u krye në trupin e Gentiana Hudhra, nënës ...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 16:11
E. D
pamje nga vendngjarja
BERAT- Një sherr ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Beratit mes një punonjës të Policisë b...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 16:02
M.B
DUBAI- Tre shqiptarët e akuzuar për përfshirje në grupe kriminale Ado Xhika, Maksim Koçi dhe Ervis Daka janë 3...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 15:05
te arrestuarit
DUBAI- Tre shqiptarë, të akuzuar për përfshirje në grupe kriminale pritet të ekstradohen sot nga Emirate...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 13:17
Kolja Gaertner
foto ilustruese
GJERMANI- Mafia e drogës ka zhvilluar një metodë të re trafiku që nuk zbulohet me mjetet tradicionale. Meqë k...
Aktualitet
19 Qershor 2025, 12:51
N.F
Emilia Veliu
GREQI- Një 16-vjeçare shqiptare prej katër ditësh është zhdukur pa lënë gjurmë në Greqi. A...