Opsionet e Iranit për t'u hakmarrë kundër agresionit përfshijnë edhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit
Foto IRAN- Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon 20% e konsumit të përditshëm global të ...
Gjatë sulmeve të së martës në Kiev dhe në pjesë të tjera të Ukrainës, sipas zyrtarëve në Kiev, Rusia përdori mbi 440 dronë dhe 32 raketa.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, tha se sulmet raketore ruse ndaj një ndërtese banimi në Kiev të martën ishin shenjë se duhet të ushtrohet më shumë presion ndaj Moskës, në mënyrë që ajo të pajtohet për një armëpushim.
Rusia së fundmi ka intensifikuar sulmet në luftën kundër Ukrainës, që ka nisur tre vjet më parë. Sulmet me dronë dhe raketa në Kiev të martën – më vdekjeprurëset ndaj kryeqytetit ukrainas gjatë këtij viti – lanë të vrarë 28 persona dhe plagosën 142 të tjerë.
Zelenskyy, së bashku me ministrin e tij të Brendshëm, Ihor Klymenko, vizituan vendin ku gjendet ndërtesa e banimit e sulmuar. Ata vendosën kurora me lule dhe nderuan kujtimin e 23 personave që humbën jetën nga sulmi ndaj kësaj ndërtese.
“Ky sulm është përkujtues për botën se Rusia refuzon armëpushimin dhe zgjedh vrasjet”, shkroi Zelenskyy në Telegram.
Ai falënderoi partnerët e Ukrainës, të cilët, sipas Zelenskyyt, janë të gatshëm të rrisin presionin ndaj Rusisë në mënyrë që Moska “të ndiejë koston e vërtetë të luftës”.
Gjatë sulmeve të së martës në Kiev dhe në pjesë të tjera të Ukrainës, sipas zyrtarëve në Kiev, Rusia përdori mbi 440 dronë dhe 32 raketa.
Javët e fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me armë me rreze të gjatë veprimi, duke goditur zona të banuara. Megjithatë, një ditë më parë, presidenti rus, Vladimir Putin, mohoi se shteti i tij sulmon civilët, duke thënë se sulmet “janë kundër industrisë ushtarake, e jo ndaj ndërtesave të banimit”.
Ai tha se është i hapur për të negociuar me Zelenskyyn, por përsëriti qëndrimin e tij se udhëheqësi ukrainas nuk ka legjitimitet, pasi i ka përfunduar mandati pesëvjeçar si president – pretendim që vazhdimisht është hedhur poshtë nga Kievi./ REL
Foto IRAN- Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon 20% e konsumit të përditshëm global të ...
foto ilustruese SHBA- Ndërsa republikanët luftojnë për angazhimin e drejtpërdrejtë ushtarak me Iranin, konservatorë t&eu...
Katz IZRAEL- Duke vizituar vendin e sulmit me raketa të mëngjesit të sotëm në Holon, Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz th...
vladimir putin, donald trump SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk dëshiron që udhëheqësi rus, Vladimir Putin, të je...
Foto SUEDI- Çdo natë, kur ora shënon 22:00, dritaret e konvikteve studentore në Uppsala të Suedisë hape...
foto nga spitali IZRAEL- Një spital në jug të Izraelit ka pësuar goditje direkte nga një raketë iraniane të enjten, teks...
Ministri RUSI- Ministri rus i Ekonomisë, Maxim Reshetnikov gjatë fjalës së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të ...
Foto SHBA- Në të ardhmen, të huajt që duan të studiojnë në një universitet amerikan duhet të zbulojnë llo...
Ministri IZRAEL- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi pritet të marrë pjesë të shtunën në një takim të O...
Katz dhe Netanyahu IZRAEL- Qeveria izraelite ka urdhëruar forcat ushtarake të rrisin sulmet ndaj objektivave qeveritare në Teheran për ...