Bota

VIDEO/ Çdo natë në të njëjtën orë hapen dritaret e konviktit dhe dëgjohen ulërima, çfarë është fenomeni i njohur suedez "Britma e Flogsta"?

Origjina e britmës nuk është plotësisht e qartë. Disa argumentojnë se gjithçka filloi në vitet 1970 ose 1980 nga studentët e fizikës në Uppsala, të cilët po përpiqeshin të lehtësonin stresin dhe ankthin gjatë sezonit të provimeve.

19 Qershor 2025, 12:00 Nga N.F
VIDEO/ Çdo natë në të njëjtën orë hapen
Foto

SUEDI- Çdo natë, kur ora shënon 22:00, dritaret e konvikteve studentore në Uppsala të Suedisë hapen dhe një lagje e tërë ulërin. Ky fenomen quhet "Britma e Flogsta" dhe është një nga traditat më të çuditshme, por të dashura të jetës studentore suedeze.

Një ritual i pazakontë, i cili zhvillohet pothuajse çdo natë në zonën Flogsta të Uppsalës, në të cilin njerëzit përkulen nga dritaret e apartamenteve të tyre në të njëjtën kohë dhe bërtasin. Britmat zgjasin nga disa sekonda deri në dhjetë minuta dhe nuk janë kurrë të njëjta.

Origjina e britmës nuk është plotësisht e qartë. Disa argumentojnë se gjithçka filloi në vitet 1970 ose 1980 nga studentët e fizikës në Uppsala, të cilët po përpiqeshin të lehtësonin stresin dhe ankthin gjatë sezonit të provimeve. Të tjerë pohojnë se britma filloi si një homazh për një student tjetër që kreu vetëvrasje.

Britma e Flogsta u bë e famshme botërisht në vitin 2014, kur u postua në Reddit dhe më pas u përhap nëpërmjet faqes së internetit të MTV-së. Edhe pse tradita fillimisht filloi si një mënyrë për të lehtësuar stresin dhe ankthin, për shumë studentë sot është thjesht një moment argëtues, pothuajse ritual, i lidhjes shoqërore.

Ish-banori i Flogsta-s, Arvid Cederholm tha se nëse dikush e fillonte, të tjerët do të bashkoheshin.  Për një student të ri që jeton vetëm për herë të parë në një qytet të ri dhe larg familjes së tij, Britma e Flogsta-s mund të jetë më shumë sesa një lojë. Është një integrim simbolik në komunitet.  Tradita vazhdon edhe sot e kësaj dite dhe është përhapur në universitete të tjera suedeze.

suedi

Sondazh

Poll