Bota

Katz: Diktatori frikacak iranian po fshihet në bunkerin e tij dhe po qëllon spitalet! Forcat ushtarake të Izraelit të rrisin sulmet ndaj objektivave qeveritare në Teheran

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz përmes një postimi në "X" njoftoi për urdhrin ndërsa komentoi sulmet e fundit të Irani në ndërtesat dhe spitalet izraelite. Sipas këto janë krime të rënda lufte dhe se lideri suprem i Iranit do të mbajë pergjegjësi.

19 Qershor 2025, 10:29 Nga N.F
Katz: Diktatori frikacak iranian po fshihet në bunkerin e tij dhe po
Katz dhe Netanyahu

IZRAEL- Qeveria izraelite ka urdhëruar forcat ushtarake të rrisin sulmet ndaj objektivave qeveritare në Teheran për të dobësuar më tej regjimin iranian. Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz përmes një postimi në "X" njoftoi për urdhrin ndërsa komentoi sulmet e fundit të Irani në ndërtesat dhe spitalet izraelite. Sipas këto janë krime të rënda lufte dhe se lideri suprem i Iranit do të mbajë pergjegjësi.

“Diktatori frikacak iranian rri thellë në bunkerin e tij të fortifikuar dhe po qëllon me raketa të synuara spitalet dhe ndërtesat e banimit në Izrael. Këto janë krime lufte të llojit më të rëndë - dhe Khamenei do të mbahet përgjegjës për krimet e tij”, shkroi ai.

Katz shtoi se së bashku me kryeministrin, Benjamin Netanyahu kanë urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit të rrisin intensitetin e sulmeve kundër objektivave strategjike në Iran dhe kundër objektivave qeveritare në Teheran, me qëllim eliminimin e kërcënimeve ndaj Shtetit të Izraelit dhe minimin e regjimit të ajatollahëve.

Netanyahu më parë lëshoi ​​kërcënime të drejtpërdrejta pas sulmit të nisur nga Irani në një spital në qytetin Beersheba në Izraelin jugor. Kryeministri izraelit postoi në X duke thënë se tiranët e Teheranit do ta paguajnë çmimin.

katz tensionet iran-izrael

Sondazh

Poll