Bota

Opsionet e Iranit për t'u hakmarrë kundër agresionit përfshijnë edhe mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Ngushtica e Hormuzit është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. 

19 Qershor 2025, 13:11 Nga N.F
Opsionet e Iranit për t'u hakmarrë kundër agresionit
Foto

IRAN- Mbyllja e Ngushticës së Hormuzit, nëpër të cilën kalon 20% e konsumit të përditshëm global të naftës, është një nga opsionet që Irani mund të ndërmarrë për t'u përgjigjur armiqve të tij. Kështu deklaroi për agjencinë gjysmëzyrtare të lajmeve Mehr një anëtar i presidiumit të Komitetit të Sigurisë Kombëtare të Parlamentit iranian, Behnam Saeedi.

Ngushtica e Hormuzit është itinerari më i rëndësishëm i anijeve për transportin e naftës. Hormuzi midis Omanit dhe Iranit lidh Gjirin Persik dhe shtetet eksportuese të naftës Bahrein, Kuvajt, Katar, Arabi Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe me Oqeanin Indian.

Anijet çisternë mbërrijnë këtu nga shumë vende të botës. Shumica transportojnë naftën bruto nga rajoni i Gjirit Persik për në Europë, Azi dhe Amerikën e Veriut. Pika më e rëndësishme e këtij itinerari është ajo ndërmjet Gjirit Persik dhe Gjirit të Omanit, brezi më i ngushtë me një gjerësi prej 55 kilometrash, dhe korsia e lundrimit për anijet e mëdha është vetëm 3,7 kilometra.

Ngushtica e Hormuzit kyç për sigurimin e interesave strategjike të Iranit në rajon. Edhe në të shkuarën në kontekstin e sanskioneve ndërkombëtare ndaj Iranit, Teherani vazhdimisht ka kërcënuar me mbylljen e ngushticës Hormuz.

E njëjta gjë mund të ndodhë edhe në konfliktin aktual. Dawood Nazirizadeh, ekspert në fushën e ekonomisë nga Teherani, thekson se në rast se ngushtica e Hormuzit përfshihet në këtë luftë, është një rrezik i madh për të gjithë ekonominë botërore.

tensionet izrael-iran ngushtica e hormuzit

Sondazh

Poll