Bota

Ministri i jashtëm iranian do të marrë pjesë të shtunën në takimin e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në Turqi, në fokus tensionet mes Izraelit dhe Iranit

Turqia e ka kritikuar ashpër Izraelin, i ka quajtur veprimet e tij të paligjshme dhe ka thënë se Irani po mbronte veten në mënyrë legjitime.

19 Qershor 2025, 10:45 Nga N.F
Ministri i jashtëm iranian do të marrë pjesë të
Ministri

IZRAEL- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi pritet të marrë pjesë të shtunën në një takim të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OIC) në Stamboll. Lajmin e tha një burim i ministrisë së jashtme turke, ndërsa luftimet janë duke u përshkallëzuar midis Izraelit dhe Iranit.

Burimi thotë se një seancë e posaçme e Këshillit të 51-të të Ministrave të Jashtëm të OBI-t pritet të përqendrohet në sulmet e fundit të Izraelit kundër lokacioneve bërthamore dhe ushtarake iraniane, përfshirë sulmin e sotëm në lokacionin bërthamor Khondab në Arak.

Ushtria izraelite tha se kishte në shënjestër objekte të prodhimit të centrifugave ku sipas ekspertëve janë vende të përshtatshme për të prodhuar plutonium për armët bërthamore. Turqia e ka kritikuar ashpër Izraelin, i ka quajtur veprimet e tij të paligjshme dhe ka thënë se Irani po mbronte veten në mënyrë legjitime.

Në hapjen e samitit dy-ditor, Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan pritet t'u bëjë thirrje vendeve myslimane të bashkohen përballë veprimeve destabilizuese në të gjithë rajonin, thotë burimi i ministrisë. Presidenti Tayyip Erdogan gjithashtu do të mbajë një fjalim në konferencë.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik, e cila përfshin 57 shtete anëtare, ka shërbyer prej kohësh si një forum politik dhe diplomatik për vendet myslimane. Izraeli thotë se sulmi i tij synon udhëheqësit më të lartë ushtarakë të Iranit, shkencëtarët bërthamorë, vendet e pasurimit të uraniumit dhe programin e raketave balistike në një akt vetëmbrojtës. Irani është hakmarrë duke lëshuar mbi 400 raketa dhe rreth 1,000 dronë drejt Izraelit. Deri më tani, 24 persona janë vrarë në Izrael dhe mbi 500 të plagosur.

abbas araghchi tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll