Bota

Trump: Irani duhet të kishte bërë më shumë për të negociuar një marrëveshje mbi programin e tij bërthamor

Irani ishte paraqitur në takimet negociuese rreth programit të tij bërthamor përpara sulmeve të Izraelit të premten, dhe bisedime të mëtejshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ishin planifikuar për të dielën.

18 Qershor 2025, 22:54 Nga M.B
Trump: Irani duhet të kishte bërë më shumë për
Donald Trump

LINDJE E MESME- Gjatë komenteve të tij sot, Presidenti Amerikan Donald Trump tha se Irani duhet të kishte bërë më shumë për të negociuar një marrëveshje me SHBA-në mbi programin e tij bërthamor.

"Ata duhet të kishin bërë një marrëveshje. Në fund vendosën të mos e bënin. pse nuk negocioi [Irani] me mua më parë - gjithë kjo vdekje dhe shkatërrim? Pse nuk negocioi [Irani]", tha ai.

Irani ishte paraqitur në takimet negociuese rreth programit të tij bërthamor përpara sulmeve të Izraelit të premten, dhe bisedime të mëtejshme midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara ishin planifikuar për të dielën. Teherani u tërhoq nga bisedimet pasi filluan sulmet dhe ka refuzuar të riangazhohet ndërsa sulmet vazhdojnë.

lindje e mesme

Sondazh

Poll