Politike

"Kodin Zgjedhor dhe reforma të bëhen me konsensus!" Komiteti Parlamentar i Stabilizim Asociimit/ Tabaku: Që nga 2013-ta Shqipëria nuk i ka përfshirë të gjitha rekomandimet e OSBE

Ajo shtoi se ky është një proces që nuk duhet të fillojë në shtatorin e ardhshëm, por duhej të kishte filluar 10 vite më parë.

18 Qershor 2025, 18:15 Nga M.B
"Kodin Zgjedhor dhe reforma të bëhen me konsensus!" Komiteti
Jorida Tabaku

STRASBURG- Deputejta demokrate Jorida Tabaku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit zhvilluar në Strasburg. Tabaku tha se që nga 2013-ta Shqipëria nuk i ka përfshirë të gjitha rekomandimet e OSBE. Ajo shtoi se ky është një proces që nuk duhet të fillojë në shtatorin e ardhshëm, por duhej të kishte filluar 10 vite më parë. Demokratja tha se ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reforma zgjedhore duhet të bëhen me konsensus nga të gjitha palët politike.

"Para së gjithash, që nga viti 2013 Shqipëria nuk i ka përfshirë të gjitha rekomandimet prioritare të OSBE/ODIHR. Në Komisionin në Parlament po diskutohet për një reformë zgjedhore gjithëpërfshirëse. Ajo që bëmë vitin e kaluar ishte vetëm zbatimi i një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, i cili u vonua për një vit për t’u zbatuar, kështu që Parlamenti thjesht zbatoi vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Të gjitha rekomandimet prioritare nga zgjedhjet e vitit 2013 e deri më sot nuk janë përfshirë, dhe ky është një proces që nuk duhet të fillojë në shtatorin e ardhshëm, por duhej të kishte filluar 10 vite më parë. Por le të vendosim që të gjitha ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe reforma zgjedhore duhet të bëhen me konsensus nga të gjitha palët politike, jo siç bëri kjo qeveri në vitin 2021", tha Tabaku.

jorida tabaku

Sondazh

Poll