18 Qershor 2025, 17:12
Nga M.B
Belinda Balluku
TIRANA- Shqipëria renditet në vend të parë sa i takon qëndrueshmërisë në sektorin energjetik. World Economic Forum, ka publikuar renditjen e shteteve duke ju referuar tre shtyllave, të cilat vlerësohen si më të rëndësishmet sa i takon zhvillimit energjetik. Në kolonën e qëndrueshmërisë, vendi ynë renditet në vend të parë duke lënë pas vende të njohura europiane, si Franca apo Suedia.
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cilëson këtë vlerësim si fryt të punës dhe vizionit të Qeverisë Shqiptare dhe Kryeministrit Rama, në rrugën drejt objektivit për të qenë një pol energjetik rajonal dhe vend eksportues neto i energjisë. Të tilla vlerësime, shkruan Balluku në postimin e saj, na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në këtë sektor.
Postimi:
Një nga forumet më prestigjioze ekonomike, World Economic Forum, ka shpallur renditjen e shteteve përsa i përket tre komponentëve, që konsiderohen shtyllat më të rëndësishme të zhvillimit energjetik të vendeve.
World Economic Forum ka shpallur në vend të parë Shqipërinë????????, në kolonën e qëndrueshmërisë, duke lënë pas vende të zhvilluara në energji prej dekadash, s#Suedia, #Zvicra apo #Franca.
Krenari të shikojmë frytet e punës të skuadrës tonë, të vlerësohen ndërkombëtarisht. Krenar për qeverinë shqiptare dhe vizionin e Kryeministrit @ediramaal , për ta bërë vendin tonë një pol energjetik rajonal dhe eksportues neto.
Vlerësime të tilla na motivojnë për të vazhduar angazhimin drejt projekteve të reja në një sektor si energjia, ku sfida më e madhe sot është, të kthesh rreziqet gjeopolitike, në oportunitete strategjike.
belinda balluku
Politike
18 Qershor 2025, 16:38
E. D
Taulant Balla
STRASBURG- Ministri Taulant Balla, ka mbajtur fjalën e tij në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të ...
Politike
18 Qershor 2025, 16:41
M.B
Gazment Bardhi
STRASBURG- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar t&...
Politike
18 Qershor 2025, 16:37
M.B
Jorida Tabaku
STRASBURG- Deputejta demokrate Jorida Tabaku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar...
Politike
18 Qershor 2025, 16:32
E. D
Shefja e Divizionit
STRASBURG- Suzana Melkalkova, Shefja e Divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin e veprimit të jas...
Politike
18 Qershor 2025, 15:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Korç...
Politike
18 Qershor 2025, 14:02
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër procesin e rinumërimit...
Politike
18 Qershor 2025, 13:52
N.F
Kupchan
KOSOVË- Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e pres...
Politike
18 Qershor 2025, 13:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Kukës...
Politike
18 Qershor 2025, 13:44
r.ll
selia e pd
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastr&...
Politike
18 Qershor 2025, 11:13
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë foto t&e...