18 Qershor 2025, 16:41
Nga M.B
Gazment Bardhi
STRASBURG- Deputeti demokrat Gazment Bardhi ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit zhvilluar në Strasburg. Bardhi tha se Kryeministri Edi Rama në një dalje mediatike i kërkoi prokurorisë së posaçme të ndalë menjëherë veprimin në terren. Ai shtoi se nga ky moment, pak para zgjedhjeve e deri në përfundim, rezultoi që jo vetëm prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren për krimet zgjedhore, por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore. Gjithashtu Bardhi shtroi pyetjen nëse "na duhen rezultate konkrete apo na duhet të kemi në letër strategji të bukura ?".
"Ju folët për task forcën e ngritur nga SPAK për zgjedhjet, është e vërtetë, por në 20 shkurt Kryeministri Rama në një dalje mediatike i kërkoi prokurorisë së posaçme të ndalë menjëherë veprimin në terren dhe unë dua ta citoj: “Po survejoni partitë politike, të ndalet menjëherë ndjekja e partive dhe aktiviteteve partiake. Nuk mund të cenoni të drejtat e qeverisë dhe t’i bëni trysni administratës publike. Uroj të jetë lajthitje e momentit”, ishte deklarata e kryeministrit.
Nga ky moment, nga 20 shkurti 2025, pak para zgjedhjeve e deri në përfundim, rezultoi që jo vetëm prokurorët e SPAK nuk u panë më në terren për krimet zgjedhore por nuk pati asnjë rezultat për të parandaluar krimet zgjedhore. Nëse rezultatet e këtyre hetimeve i marrim në 2030, nuk ndihmon as në ndikimin as në parandalimin e krimeve zgjedhore. Pyetja ime për Komisionin Europian është, "Na duhen rezultate konkrete apo na duhet të kemi në letër strategji të bukura që qëllimin mund ta kenë pozitiv, por në realitet nuk sjellin asgjë", tha Bardhi.
gazment bardhi
Politike
18 Qershor 2025, 16:37
M.B
Jorida Tabaku
STRASBURG- Deputejta demokrate Jorida Tabaku ka marrë pjesë në takimin e 19-të të Komitetit Parlamentar...
Politike
18 Qershor 2025, 16:32
E. D
Shefja e Divizionit
STRASBURG- Suzana Melkalkova, Shefja e Divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin e veprimit të jas...
Politike
18 Qershor 2025, 15:16
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Korç...
Politike
18 Qershor 2025, 14:02
r.ll
belind kellici
TIRANË- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, po ndjek nga afër procesin e rinumërimit...
Politike
18 Qershor 2025, 13:52
N.F
Kupchan
KOSOVË- Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA, thotë se deklarata e fundit e pres...
Politike
18 Qershor 2025, 13:53
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin zgjedhor në qarkun e Kukës...
Politike
18 Qershor 2025, 13:44
r.ll
selia e pd
TIRANË- Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar ankimimin e Partisë Demokratike për rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Gjirokastr&...
Politike
18 Qershor 2025, 11:13
N.F
Takimi
KOSOVË- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë foto t&e...
Politike
18 Qershor 2025, 10:24
N.F
Bislimi
KOSOVË- Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Besnik Bislimi, po intervistohet nga Prokuroria Speciale e Kosov&eu...
Politike
17 Qershor 2025, 22:25
M.B
Belind Këlliçi
TIRANA- Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, tha sot se kryebashkiaku i Tiran&...