Politike

Stabilizim-Asociimi, shefja e Divizionit të BE-së për Ballkanin Perëndimor: Skena politike e Shqipërisë vijon të jetë tejet e polarizuar

Duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asociimit në Strasburg, Melkalkova tha se vendi ynë është pararojë në procesin e integrimit europian, ndërsa vlerësoi rolin e SPAK. Sipas saj roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme.

18 Qershor 2025, 16:32 Nga E. D
Stabilizim-Asociimi, shefja e Divizionit të BE-së për Ballkanin
Shefja e Divizionit

STRASBURG- Suzana Melkalkova, Shefja e Divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin e veprimit të jashtëm në BE ka deklaruar se Shqipëria duhet vijojë ambicien e saj për të kryer detyrat në raport me integrimin e BE-së. Duke folur në Komisionin e Stabilizim-Asociimit në Strasburg, Melkalkova tha se vendi ynë është pararojë në procesin e integrimit europian, ndërsa vlerësoi rolin e SPAK. Sipas saj roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme.

“Shqipëria është pararojë në procesin e integrimit europian. Mbështesim ambicien e Shqipërisë për të mbyllur negociatat deri në fund të 2027. Siç ka thënë edhe Kaja Kallas për intergimin në BE nuk ka ndonjë qark të shkurtër dhe do të duhet të kryhen të gjitha detyrat. Roli i SPAK dhe pavarësia e tij në gjykimin e çështjve të nivelit të lartë është shumë e rëndësishme. Skena politike e Shqipërisë vijon të jetë tejet e polarizuar. Kërkon konsensus dhe dialog të të gjitha partive politike. Kuvendi luan një rol të rëndësishëm," tha Melkalkova.

shefja e divizionit

Sondazh

Poll