Bota

Ambasadori Bahreni: Irani se do t'i përgjigjet fort SHBA-së nëse i bashkohet sulmeve izraelite!

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thuhet se po shqyrton mundësinë e marrjes së një roli të drejtpërdrejtë në sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

18 Qershor 2025, 11:42 Nga N.F
Ambasadori Bahreni: Irani se do t'i përgjigjet fort SHBA-së
Foto

IRAN- Irani ka paralajmëruar Uashingtonin se do t'i përgjigjet fort Shteteve të Bashkuara nëse ato përfshihen drejtpërdrejt në fushatën ushtarake të Izraelit. Ambasadori iranian në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, Ali Bahreini u tha gazetarëve se ai e sheh SHBA-në si bashkëpunëtore në atë që po bën Izraeli.

"Ne do t’u japim Shteteve të Bashkuara të njëjtën përgjigje që i japim Izraelit. Jam i bindur se [ushtria e Iranit] do të reagojë fuqishëm, në mënyrë proporcionale dhe të përshtatshme. Ne po ndjekim nga afër nivelin e përfshirjes së SHBA-së… Do të reagojmë sa herë që të jetë e nevojshme," tha ai.

SHBA-të deri më tani kanë ndërmarrë vetëm veprime indirekte në konfliktin aktual midis Izraelit dhe Iranit, duke përfshirë ndihmën në rrëzimin e raketave të lëshuara drejt Izraelit. Presidenti i SHBA-së Donald Trump thuhet se po shqyrton mundësinë e marrjes së një roli të drejtpërdrejtë në sulmet e Izraelit ndaj objekteve bërthamore dhe ushtarake të Iranit.

Trump bëri thirrje të martën për “dorëzimin pa kushte” të Iranit. Bahreini i quan vërejtjet e presidentit amerikan krejtësisht të pajustifikuara dhe shumë armiqësore.

"Nuk mund t'i injorojmë. Jemi vigjilentë për atë që thotë Trump. Do ta përfshijmë në llogaritjet dhe vlerësimet tona. Ne nuk do të tregojmë asnjë ngurrim në mbrojtjen e popullit, sigurisë dhe tokës sonë – ne do të përgjigjemi seriozisht dhe fuqishëm, pa përmbajtje”, thotë Bahreini.

trump tensionet iran-izrael

Sondazh

Poll