Bota

FOTO/ Makina e vjedhur futet me shpejtësi brenda qendrës tregtare në Australi, policia rrethon zonën, autori në kërkim

Ngjarja ndoshi rreth orës 16:00 (ora lokale), duke shkaktuar panik dhe duke bërë që zona të rrethohej nga shërbimet e emergjencës.

18 Qershor 2025, 09:36 Nga N.F
FOTO/ Makina e vjedhur futet me shpejtësi brenda qendrës tregtare
Pamje nga vendi i ngjarjes

AUSTRALI- Një makinë e bardhë që dyshohet se është e vjedhur raportohet se hyri me shpejtësi të lartë nëpër dyert e qendrës tregtare Northland në Preston në Melbourne. Ngjarja ndoshi rreth orës 16:00 (ora lokale), duke shkaktuar panik dhe duke bërë që zona të rrethohej nga shërbimet e emergjencës.

Njerëzit që ishin në qendrën tregtare në atë kohë përshkruajnë se dëgjuan britma ndërsa automjeti kalonte nëpër dyqanin e mbushur me njerëz. Shërbimet e emergjencës janë në vendngjarje, ku të gjitha dyqanet janë të mbyllura dhe blerësit po evakuohen nga zona, siç raportohet nga 9news.com.

FOTO/ Makina e vjedhur futet me shpejtësi brenda qendrës tregtare
Mjeti

Deri më tani nuk janë raportuar lëndime serioze dhe shoferi i automjetit të përfshirë është në kërkim. Ky është incidenti i dytë i sigurisë në qendër brenda një muaji, pas një përleshjeje me hanxhar që çoi në një ndalim të menjëhershëm të shitjes së armëve në Victoria.

 

australi

Sondazh

Poll