Bota

"Ndoshta", media shtetërore e Iranit publikon videon e një dore duke përkëdhelur "bombën bërthamore"

Ky mesazh vjen ndërsa Izraeli vazhdon të sulmojë uzinat ushtarake dhe bërthamore iraniane në një fushatë që thotë se synon të ndalojë Teheranin nga ndërtimi i një bombe bërthamore.

18 Qershor 2025, 11:04 Nga r.ll
"Ndoshta", media shtetërore e Iranit publikon videon e një
pamje nga videoja

IRAN- Një media shtetërore iraniane postoi në rrjetet sociale një video të një dore që përkëdhel atë që duket si një maket i një bombe bërthamore, së bashku mbishkrimin "ndoshta".

Mesazhi i postuar në "X", nga Agjencia e Lajmeve të Republikës Islamike (IRNA) në arabisht vjen ndërsa Izraeli vazhdon të sulmojë uzinat ushtarake dhe bërthamore iraniane në një fushatë që thotë se synon të ndalojë Teheranin nga ndërtimi i një bombe bërthamore.

Irani është kundërpërgjigjur me sulme me dronë dhe raketa ndaj Izraelit, por mohon se synon të ndërtojë një armë bërthamore dhe thotë se kërkimet e tij bërthamore janë për qëllime civile të energjisë. Për momentin nuk ka prova se Irani zotëronte armë bërthamore, por videoja në mediat sociale mund të konsiderohet si një paralajmërim në lidhje me qëllimet e Teheranit.

konflikti iran-izrael

Sondazh

Poll