Bota

Irani rrëzon me sukses një dron izraelit, publikohen pamjet

Pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB tregojnë një aeroplan Hermes 900 i Forcave Ajrore Izraelite të rrëzuar.

18 Qershor 2025, 09:51 Nga N.F
Irani rrëzon me sukses një dron izraelit, publikohen pamjet
Foto

IRAN- Media shtetërore raporton se Irani ka rrëzuar me sukses mbrëmë një dron izraelit mbi zonën e Isfahanit mbrëmë. Kjo është hera e parë që nga nisja e sulmeve që Irani ka rrëzuar me sukses një dron.

Pamjet e publikuara nga transmetuesi shtetëror iranian IRIB tregojnë një aeroplan Hermes 900 i Forcave Ajrore Izraelite të rrëzuar. IDF nuk ka komentuar. Më parë ajo ka mohuar pretendimet iraniane për rrëzimin e një aeroplani izraelit, të cilat nuk mbështeteshin nga asnjë provë.

tensionet izrael-iran

Sondazh

Poll