Aktualitet

Përfshihen nga zjarri 3 kontenierë për banim në Shkodër, shërbimi zjarrfikës po punon për shuarjen e flakëve

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. 

18 Qershor 2025, 11:27 Nga r.ll
Përfshihen nga zjarri 3 kontenierë për banim në
zjarri

SHKODËR- Tre kontenierë për banim në Shkodër janë përfshirë paraditen e sotme nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:30, në lagjen "Skënderbeg". 

Policia dhe shërbimi zjarrfikës ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve. Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në lagjen “Skënderbeg”, ka rënë zjarr në 3 kontenierë për banim.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.

zjarr ne shkoder

Sondazh

Poll